AKTUALITET, 8 Maj 2023, 10:57

Policia rrugore në aksion, arrestohen 15 drejtues mjetesh, pezullohen 56 leje drejtimi në Tiranë

Policia rrugore në aksion, arrestohen 15 drejtues mjetesh, pezullohen 56

15 drejtues mjetesh janë arrestuar në Tiranë për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Po ashtu janë pezulluar edhe 56 leje drejtimi në Tiranë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

Po ashtu janë gjobitur edhe 559 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve. 

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Gjatë javës që lamë pas 15 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

56 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 559 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

348 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

542 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 175 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.