TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hapet edhe tregu e ri publik i Farkës. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha gjatë fjalës së saj se tregu i ri është një hap tjetër i sigurt që hidhet drejt zhvillimit të bujqësisë.
Ministrja shtoi se e kjo do të ndihmojë për të pasur çmime më të lira për konsumatorin.
“Kjo vepër është me standarde të larta të sigurisë ushqimore vendase dhe të përputhura me standardet e BE, sepse ushqimet tregohen nëpër sipërfaqe që kanë brenda pika frigoferike që i ruajnë produktet ushqimore.
Për më tepër nëse deri më sot këto ushqime dhe prodhime operoheshin në kushtet faktike të një monopoli, tashmë kanë mundësi që të tregtohen me çmime shumë konkurruese.
Ne duhej të ofronim një sipërfaqe tregtare model në bazë të eksperiencës evropiane për të ndërtuar këtë qendër të re bujqësore për të bërë më të mirë dhe të lirë jetën e konsumatorëve tanë që jetojnë në qytet por kanë pretendime që prodhimet ushqimore duhet t’i marrin sipas standardeve të BE-së.”, tha ministrja e Bujqësisë.
“Me këtë treg kemi një qendër në të cilën do të bashkohen tregtarët e shumicës me ata të pakicës, fermerët ditore me konsumatorët finalë të Tiranës.
Do të jetë një pol shkëmbimi informacioni dhe nevoje ku do të trajtohet kërkesa me ofertën dhe një zinxhir më i shkurtër tregtimi që do të garantojë edhe çmime shumë herë më të mira për konsumatorin final.”, shtoi më tej ministrja.