TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë në selinë e tyre në kryeqytet për të vulosur përfundimisht emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Mbledhja e cila supozohet të niste në orën 17:00 është shtyrë me dy orë të tjera për shkak të axhendës së kreut të partisë, njëkohësisht dhe kryeministrit të vendit Edi Rama.
Ai shtoi më tej se thelbi i mbledhjes është vendosja përfundimtare e 61 kandidatëve për kryetarë bashkie, por megjithatë është vetëm formale sa i përket kandidaturave për të cilat janë zhvilluar vazhdimisht mbledhje dhe takime në muajt e kaluar.