TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryesisë së Partisë Socialiste iu deshën dy orë për të dalë me një emër për President, i cili mëngjesin e sotëm do t’i paraqitet Grupit Parlamentar.
Burime zyrtare nga Kryesia e PS bënë të ditur pë "Balkan Web" se në nisje të mbledhjes ishin 20 emra në tryezë, mes të tjerësh edhe: Shefi i Shtabit, Bajram Begaj, hartuesi i reformën në drejtësi, Ardian Dvorani, ish-kryeprokurorja Ina Rama, historiani i njohur Pëllumb Xhufi dhe ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
Lista ka filluar të reduktohet nga 20, ne 15 dhe pak me vone ne 10 emra. Kur kanë mbetur 5 emra, të parët që janë diskutuar dhe rrezuar ishin ish ministrja Bregu dhe kandidatura e Xhufit. Burimet nuk bëjnë të ditur se me çfarë argumenti janë rënë këto kandidatura, por thonë se më pas në mbledhje ka pasur diskutimi për tre emrat e tjerë. Pjesëmarrës në mbledhje thonë se deri gjysmë ore para se Rama t’i drejtohej mediave, kandidati favorit ka qenë Ardian Dvorani.
Ardian Dvorani ka qenë shumë afër përzgjedhjes, por tezat kundër tij ishte fakti se ai kishte kaluar gjithë kualifikimet për sistemin e drejtësisë dhe për këtë arsyeje i duhej sistemit.
Pak përpara tij kishte rënë edhe emri i Ina Ramës, duke lënë kështu të vetëm Bajram Begajn, i cili do t’i nënshtrohet votës në Kuvend për t’u bërë presidenti i tretë me karrierë ushtarake i vendit që nga viti 1991.