AKTUALITET, 31 Maj 2022, 13:10

Zgjedhja e Presidentit/ PS do të mbledhë të premten kryesinë

Zgjedhja e Presidentit/ PS do të mbledhë të premten kryesinë

Ditën e premte në orën 17:00 do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste. Në mbledhje pritet të diskutohet në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri.

Një tjetër çështje që do të diskutohet është edhe ajo e zgjedhjes së kryetarëve të PS në 61 bashki të vendit.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi dje se do të flitet për emrat që janë potencialë si kandidatë për president.

Në dy raundet e fundit vetëm Partia Socialiste mund të propozojë kandidatë dhe për zgjedhjen e kreut të shtetit nevojiten 71 vota.

Megjithatë Balla u shpreh se do të synojnë të marrin më shumë se 3/5 të votave për presidentin e ri në mënyrë që ai të jetë një zgjedhje e përbashkët.

Të premten me të njëjtën orë që PS do të ulet në tryezë për të diskutuar për presidentin, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur këshillin Kombëtar të PD.

Zgjedhja e Presidentit/ PS do të mbledhë të premten kryesinë