TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet greke kanë zbuluar një laborator të përpunimit të kokainës dhe heroinës në zonën e Patrës, ndërsa në pranga është vënë një shqiptar.
Sipas mediave greke, operacioni është zhvilluar në një zonë pyjore në Panagopula.
Mes të tjerash janë sekuestruar edhe pesë kilogram heroinë dhe një kilogram kokainë.
Nga sasia e sekuestruar shqiptari pritej të fitonte rreth 168 mijë euro. Operacioni është në vazhdim dhe pritet që të zbulohen lidhjet e shqiptarit me persona të tjerë.