TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me dy rusët dhe një ukrainas, të cilët dy ditë më parë u kapën në Uzinën e Armëve në Gramsh dhe dyshohen për spiunazh.
Korrespondenti i Panorama mëson se të huajt kanë hyrë në Shqipëri nga tre drejtime të ndryshme.
Konkretisht 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva kishte ardhur me avion nga Rinasi, ndërsa Mikhail Zorin, 23 vjeç erdhi nga Kroacia dhe 25-vjecari ukrainas Fiodor Mihailoviç erdhi nga Mali i Zi.
Ata ishin me një automjet tip ‘Chevrolet Camaro’ brenda të cilit thuhet se janë gjetur dy fishek model 5.56mm. Burimet bëjnë me dije se nuk dihet ende origjina e fishekut pasi nuk i përkasin vendit tonë apo magazinave ushtarake.
Çfarë ndodhi dy ditë më parë në Gramsh
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.
Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.