AKTUALITET, 22 Gusht 2022, 13:24

Meta paralajmëron padi penale për Autoritetin e Dosjeve më 1 shtator: Kryen shkelje flagrante të ligjit, falsifikim dhe nxorën sekrete shtetërore

Meta paralajmëron padi penale për Autoritetin e Dosjeve më 1

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat këtë të hënë tha se më 1 shtator do të ngrejë padi penale kundër Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

“Lidhur me këtë ëndrrën e fundit të pjellave më të neveritshmet e ish Sigurimit e partisë së Kristaqit dhe Kolekës do u them se më 1 shtator, do të padis penalisht autoritetin e manipulimit të dosjeve për shkelje flagrante dhe të vetëdijshme të ligjit organik të dosjeve për falsifikime të provuara dhe të qëllimshme të dosjes së qytetarit.

Jo vetëm kaq por dhe për manipulim dhe nxjerrjes së sekreteve shtetërore në publik se ishin materiale të klasifikuar, juristët e mi po punojnë për këtë qëllim”.