AKTUALITET, 22 Gusht 2022, 18:01

I dënuar me gjashtë vite burg, arrestohet në Greqi shqiptari i shumëkërkuar

I dënuar me gjashtë vite burg, arrestohet në Greqi shqiptari i

Pala greke në Kakavijë ka arrestuar një shqiptar të shumëkërkuar nga autoritetet franceze. Mësohet se shqiptari, i cili ende nuk është identifikuar është kapur në tentativë për të kaluar për në Greqi.

Ai është arrestuar nga sektori i kontrollit te pasaportave ne bashkëpunim me policinë e Janinës.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim dhe rezulton me urdhër arresti europian nga autoritetet franceze, i dënuar me gjashtë vite burg “për rast të veçantë të mbrojtjes së prostitucionit”, “pjesëmarrje në një komplot kriminal” dhe “trafikim i qënieve njerëzore i kryer kundër shumë individëve”.