AKTUALITET, 19 Korrik 2024, 17:42

Zbardhja e vendimit nga Apeli, Basha: Rekurs në Gjykatën e Lartë, s'e pranojmë padrejtësinë!

Zbardhja e vendimit nga Apeli, Basha: Rekurs në Gjykatën e Lartë,

Lulzim Basha ka reaguar pas zbardhjes së vendimit për vulën nga Gjykata e Apelit.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se vendimi i hap rrugë rekursit të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë.

“Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë. Ne nuk e pranojmë padrejtësinë. Shqipëria meriton më shumë“, ka shkruar Basha.