TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mazhoranca është e gatshme që të miratojë ndryshimet në reformën zgjedhore sa i takon adresimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Damian Gjiknuri tha në një komunikim me gazetarët se nëse gjejnë kompromis për disa çështje janë të gatshëm.
Sipas tij formula që paraqiti mazhoranca ka qenë më afër asaj se çfarë kërkojnë shqiptarët dhe reflekton vendimin e GJK.
Gjiknuri: "Akoma nuk kemi një dakordësi, do shikojmë në ditët në vijim se çfarë vendimmarrje. Ne besojmë që formula që paraqitëm ka qenë më afër asaj se çfarë kërkojnë shqiptarët dhe reflekton vendimin e GJK. Jemi duke e diskutuar për të parë se çfarë hapësirash ka.
Për mua çdo shqiptar që ka një adresë që jeton diku me dokumente apo pa dokument, edhe sot që flasim në drejtorinë e gjendjes civile ka një rubrikë që nuk merret me rezidencës ke apo nuk ke dokumente, por merret me të dhënat. Pra nëse ke një nga të dhënat që ti banon diku."
I pyetur nëse do ta miratohet deri më 25 korrik, Gjiknuri u përgjigj: “Nëse do të gjejmë kompromis për këto çështje pse jo jemi të gatshëm edhe koha është e mjaftueshme që ekspertët të përfundojnë një draft dhe para seancës së të enjtes ta kemi në kuvend”.