AKTUALITET, 19 Korrik 2024, 17:31

Njëri rreh gruan, tjetri kunatën dhe i treti kanos babain, tre të arrestuar në Korçë

Njëri rreh gruan, tjetri kunatën dhe i treti kanos babain, tre të

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Korçës për dhunë dhe kanosje në familje.

Dy prej të arrestuarve në episode të ndryshme, njëri ka dhunuar bashkëshorten dhe tjetri kunatën, ndërsa i 3-ti ka kanosur babain e tij, i cili ishte i pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

Njoftimi zyrtar nga Policia

Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin F. H., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin D. R., 42 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar te banesa e prindërve të tij, dhe ka kanosur me fjalë babanë, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. I., 32 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, pasi dyshohet se ka dhunuar kunatën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.