AKTUALITET, 2 Prill 2022, 13:36

Zbardhet Kukësi në pranverë, bllokohet nga dëbora ura në rrugën Kukës-Shishtavec

Zbardhet Kukësi në pranverë, bllokohet nga dëbora  ura

Kanë nisur reshjet e para të dëborës në zonat malorë të Kukësi, në fshatin Shishtavec.

Reshjet erdhën edhe për shkak të uljes së temperaturave në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit.

Aktualisht nuk raportohen probleme në akset rrugore rurale të zonave të thella.

Ndërkohë vijon të jetë e bllokuar ura e Shtrezës në rrugën nacionale Kukës-Shishtavec.