TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë në Itali i ka marrë jetën një 67-vjeçareje shqiptare e identifikuar si Vilajete Sharka. Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Santa Croce Camerina të Sicilisë.
Në aksident u përfshinë një makinë Toyota Yaris, në të cilën shqiptarja ishte pasagjere, duke u përplasur me një “Fiat”.
Dinamika e aksidentit ende nuk është zbardhur ndërsa raportohet se të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë mes tyre edhe një 10 vjeçare.
Policia italiane po punon per zbardhjen e rrethanave të aksidentit.