TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, është takuar këtë të hënë me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e KE, Oliver Varhelyi.
Xhaçka thotë se u dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor.
Ndërkohë që shton se dështimi për të mbajtur konferencën e Parë në qershor, do të ndikojë negativisht besueshmërinë e BE-së në situatën e Ballkanit Perëndimor.
Postimi i Olta Xhaçkës:
Takim i frytshëm me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE , Oliver Varhelyi në margjinat e takimit të Këshillit të Punëve Jashtme me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. U dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor.
Nënvizova bindjen e Shqipërisë se dështimi për të mbajtur konferencën e parë këtë qershor do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.