TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në plazhin e njohur si “Çentrali” në Sarandë është gjetur një predhë. Burime nga policia bëjnë me dije se janë njoftuar në sallën operative se është konstatuar një predhë e vjetër luftarake.
Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Në datë 16.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të Komisariatit Sarandë, se tek plazhi i quajtur “Çentrali” në lagjen nr.1, Sarandë, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.