AKTUALITET, 16 Maj 2022, 11:22

“Pagat do të bëhen publike një herë në vit”, Rama: Ia vlen të konsultohemi me shqiptarët

“Pagat do të bëhen publike një herë në

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference ku në fokus të diskutimit është Njësia Speciale Antiinformalitet, deklaroi se në Këshillimin Kombëtar të ardhshëm, do të pyeten qytetarët nëse janë dakord që një herë në vit pagat të bëhen publike.

“Duke parë këtë eksperiencë që erdhi si rezultat i një ngjarje aspak të dëshiruar, dalja e pagave në publik, mendojmë se është e udhës që në këshillimin e ardhshëm kombëtar t’i pyesim qytetarët nëse janë dakord që një herë në vit të gjitha pagat të bëhen publike”, tha Rama.