AKTUALITET, 16 Maj 2022, 11:47

Nga 1 Qershori ndryshon ligji i tatimit mbi të ardhurat, Ibrahimaj tregon si do të kontrollohen profesionet e lira dhe bizneset e mëdha

Nga 1 Qershori ndryshon ligji i tatimit mbi të ardhurat, Ibrahimaj tregon

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka lajmëruar se nga 1 Qershori do të hyjë në fuqi ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat që do të synojë profesionet e lira dhe bizneset e mëdha, për të shmangur evazionin fiskal si dhe të nxitet vetëdeklarimi i pagës e punonjësve.

“Nga data 1 qershor do paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eleminuar pagesën e taksave. Kjo nuk do të jetë më e mundur se ne baze të ligjit profesionet e lira do të paguajë tatimin.

Ne kemi marrë masa e kemi analizuar ku duhet të ndërhyjmë me përshkallëzimin e gjobave.

Më konkretisht do bëjmë disa ndryshime në ligjin për procedurat tatimore e për gjithë shkeljet administrative apo ato që përbejnë evazion tatimor, nëse më parë kishte rivlerësim apo gjobë të barabartë me 100% të totalit të rivlerësimit tani do të shkojmë në 200%.

Do të dyfishojmë mosdeklarimin e punonjësve si dhe për fshehjen e pagës për gjithë bizneset e mëdha gjithashtu do të dyfishomë masën për mos deklarimin e saktë të pagës nga punonjësit. Këto sa i përket legjislacionit tatimor.

Sa i përket ligjit për inspektimin në punë, s’do jetë më mundësia për dhënien e një rekomandimi për një biznesin por edhe aty do kalojmë automatikisht në penalitete.

Këto penalitete i përshkallëzojmë jo për arsyen se duam të gjobisim bizneset, por të bëjmë të mundur që mos të bëjnë me evazion e të nxisim më shumë vetedeklarimin”, tha ministrja Brahimaj.