AKTUALITET, 1 Mars 2023, 23:03

“U pa me kallashnikov në dorë”/ Klodiana Lala tregon si u arrestua autori i masakrës së 3-fishtë në landfillin e Sharrës

“U pa me kallashnikov në dorë”/ Klodiana Lala tregon si u
Dan Hutra i arrestuar në zonën e landifillit të Sharrës

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar sonte në News24 se ka qenë një nga punonjësit e pastrimit në landfillin e Sharrës ai që ka sinjalizuar policinë në lidhje me vendndodhjen e Dan Hutrës, autor i ngjarjeve që la tre viktima dhe tre persona të plagosur.

Lala tha se emri i punonjësit nuk mund të bëhet publik, pasi Hutra mund të ketë jashtë burgut persona të cilët mund të hakmerren për të, duke vendosur kështu në rrezik informatorin.

“Policinë e ka sinjalizuar një qytetar për vendndodhjen e Dan Hutrës. Emri i tij mbahet pa dyshim sekret sepse për shkak të informacionit të dhënë është i rrezikuar. Hutra është arrestuar në landfillin e Sharrës, aty ka punonjës të pastrimit dhe një person nga aty ka njoftuar. Nuk dua të shkatërroj jetën e njeriu duke publikuar emrin sepse Hutra mund të ketë persona të tjerë jashtë të cilët mund të hakmerren”, ka deklaruar Lala.