AKTUALITET, 1 Mars 2023, 22:25

"E vrau, u vesh dhe doli qetësisht nga banesa"/ Vrau 3 gra sot në Tiranë, zbulohet vendimi i gjykatës për Dan Hutrën në vitin 2007 pasi ekzekutoi bashkëshorten

"E vrau, u vesh dhe doli qetësisht nga banesa"/ Vrau 3 gra sot
Dan Hutra i arrestuar sot dhe vendimi i vitit 2007

Autori i masakrës së trefishtë ditën e sotme në Tiranë, Dan Hutra rezulton autor i një tjetër krimi të rëndë të ndodhur në vitin 2007 ku ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.

Në vendimin e gjykatës të shpallur në vitin 2010 tregohet si e ka kryer krimin e rëndë dhe më pas është larguar qetësisht nga banesa.

Në dokument thuhet se Hurta ka marrë kohë të vishet dhe të dalë qetësisht nga banesa.

Pasi është larguar për disa metra ai ka telefonuar nënën e viktimës dhe i ka thënë asaj: “Të rrosh vetë se vajzën ta kam vrarë”.

Fillimisht ai ka tentuar që gjithë ngjarja të duket si vetëvrasje, por më pas ka pranuar krimin e rëndë duke pretenduar se e ka kryer atë në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike.

"E vrau, u vesh dhe doli qetësisht nga banesa"/ Vrau 3 gra sot

"E vrau, u vesh dhe doli qetësisht nga banesa"/ Vrau 3 gra sot