AKTUALITET, 23 Shkurt 2024, 13:06

Vrasja në Durrës, fqinjët: Fundi i botës të vrasësh babanë, ata janë kafshë. Pëllumbi ishte njeri i mirë dhe i qetë

Vrasja në Durrës, fqinjët: Fundi i botës të
Fqinjët e viktimës

Për ngjarjen e rëndë në Durrës që ka tronditur Shqipërinë, kanë folur edhe komshinjtë e familjes Meta, ku dyshohet se vajza 19-vjeçare Hygerta Meta ka vrarë të atin 50-vjeçar Pëllumb Meta, me armë zjarri.

Sipas fqinjëve që e njihnin viktimën,  shprehen të shokuar për ngjarjen makabre brenda familjes. Ata shprehen se e njihnin si njeri shumë pozitiv dhe të qetë dhe pa probleme në familje. Fqinjë shprehen se nuk kanë dëgjuar krisma.

“Ka qenë një njeri shumë i mirë, shumë i urtë. Ka qenë roje nate. Kemi kaluar shumë mirë, nuk ka qenë agresiv.

Njeri i qetë, në punë të vetë. Ishte shumë shokuese, ti rrit një fëmijë dhe vjen të vret. Është fundi i njerëzimit. Nuk e imagjinoj dot, si i ka zënë gjumi.

Ti vret babën, nuk e di, për mua nuk janë njerëz, janë kafshë. Për mua është fundi i botës. Ka qenë shumë njeri u mirë.

Do i shkojmë për ngushëllim, po s’dimë ku do shkojmë. Ku të shkosh? Tek kush familje do i shkosh? Kemi ndërruar vetëm fjalë të mira dhe jo të këqija.

Mund të pyesësh gjithë tregun dhe nuk di që të ketë bërë llafe me njëri. Ka qenë i qetë. Një njeri që punonte dhe ditën e natën. Ditën lante ndonjë makinë”, u shpreh një fqinj.

“Ka qenë shumë i dashur dhe i respektueshëm. Nuk kemi dëgjuar të shtëna me armë  dhe nuk kemi parë asnjë njeri.

E mora vesh që ishte zhdukur pas tre ditësh. Ishte një njeri shumë i mirë. Vajzë më të urtë se ajo nëna nuk mund të bënte.

Ka dy çuna, dy goca. Një gocë e ka të martuar, dy çunat të pamartuar, ndërsa vajza më duket në prag fejese me shkuesi, në Ishëm.

Mendoj që janë të përfshirë dhe familjarët e tjerë. Vëllai i viktimës është i habitur. Kam pirë kafe përditë me të, ndërsa në shtëpi nuk kishim hyrje-dalje sepse zonja e tij ishte fanatike, nuk i kishte qejf njerëzit në familje”, shprehet një fqinj tjetër.