TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Enkel Demi ishte i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku po diskutohet peticioni i dhjetra intelektualëve drejtuar AMA-s për të ndaluar ata individë që dalin në televizione për të folur, për të dhënë mendimet e tyre për gjuhën shqipe apo gjenezën e shqiptarëve. Demi tha se debati për gjuhën shqipe duhet të jetë i hapur dhe të mos shndërrohet në ekskluzivitetin e akademikëve.
“Ka reagime nga më të ndryshmet. Mendoj që debati për gjuhën është debat që nuk mund të mbyllet brenda Akademisë së Shkencave. Gjuha është e lëvizshme nuk është shkencë ekzakte, zhvillohet në bazë të zhvillimit demografik, teknologjik etj. Një nga pikat që më bën përshtypje është rikthimi i standardit. Është një dokument i dalë nga një kongres. Standardi nuk i përfshin nevojat linguistike që ka shqiptaria. E kuptoj, por p.sh. te folësit e Kosovës do të dukej qesharake. Gjuha është një gjë që lëviz. Akademikët duhet ta kuptojnë se kjo nuk është pronë e tyre private, por e njerëzve që e kanë mjet pune. Ka ca njerëz që janë të dashuruar me gjuhën në mënyrën e tyre. Janë teori. Ai ka bindjen e vet. Çfarë jam unë që t’i them ti nuk do të vish në televizor dhe t’i thuash këto gjëra? Ti hajde bëj oponencën”-tha gazetari Demi.