TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër protestues të arrestuar më 20 shkurt në protestën e opozitës para Kryeministrisë dalën sot para gjykatës.
Seanca u ndoq edhe nga deputetët e opozitës.
Katër protestuesit janë Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis u liruan nga gjykata, e cila caktoi ‘Detyrim paraqitje’.
Protesta e opozitës, e mbajtur më 20 shkurt, u shoqërua me pak tensioned dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 21 flakadanë të plasur;
– 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur;
– 37 bidona plastikë uji, 0.5 L;
6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë;
– 3 kapsolla.
Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrolleve fizike.