AKTUALITET, 17 Maj 2024, 14:22

Vrau policin, Azgan Mërnica del para Gjykatës së Fierit

Vrau policin, Azgan Mërnica del para Gjykatës së Fierit

Del sot para gjykatës Azgan Mërnica, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ në Fier, Novruz Cenaliaj.

I veshur me jelek anti-plumb, Mërnica është transportuar drejt gjykatës së Fierit nën masë të rrepta sigurie. Ai është shoqëruar nga një furgonë policie, për t’iu paraprirë çdo situate të mundshme.

Gjyqtare e çështjes është Dajana Ndrea ndërsa akuza përfaqësohej nga Denis Hyka. Avokat mbrojtës i të pandehurit Azgan Mërnica ka qenë Xhevair Morina.