AKTUALITET, 17 Maj 2024, 14:09

VIDEO/ Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako paraqitet në SPAK

VIDEO/ Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako paraqitet në SPAK

Kryebashkiakja socialiste e Durrësit, Emirjana Sako është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ajo është futur në godinën e SPAK e vetme rreth orës 14:00.

Burime bëjnë me dije se kryebashkiakja Emirjana Sako do të merret në pyetje nga oficerët e BKH-së në lidhje me kontratën e firmosur me inceneratorin e Tiranës.

Bashkia e Durrësit ka lidhur një kontratë për depozitimin e mbetjeve tek inceneratori i Tiranës që u kushton qytetarëve 10 milionë euro për koncesionarin dhe 15 milionë euro të tjera për transportin.

Ditën e sotme për inceneratorin e Tiranës u mor në pyetje edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, teksa më herët është marrë në pyetje edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe zv.kryeministrja, Belinda Balluku.