TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen detaje të reja nga abuzimi i 19-vjeçares nga oficeri në Dibër, Jetmir Uta.
Pas arrestimit të oficerit Jetmir Uta, me detyrë ndihmës specialist i patrullës së përgjithshme, Dibër, Prokuroria nuk ka vendosur ende se kur do të mbajë masën ndaj tij.
Oficeri, 24 vjeç, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare, ngjarje për të cilën e reja e denoncoi në polici.
‘Unë isha me motrën’, thotë e abuzuara sipas dosjes që gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha disponon. ‘Dhe në një moment u ndava prej saj’, thuhet më tej në dëshminë e saj.
Vajza e cila u paraqit në polici bashkë me të ëmën tregoi për abuzimin nga oficeri duke theksuar se nuk kishte pasur njohje të mëparshme dhe se ai ka ushtruar presion psikologjik ndaj saj.
“Nuk e njihja, më shkroi në whatsapp një person me këtë numër (që i përket policit), ku më thotë ‘kam video dhe foto të tuat’, nëse nuk më takon, do t’i publikoj.”, ka dëshmuar e reja.
Kjo është arsyeja pse u nda me të motrën dhe hipi në makinën e oficerit, i cili shërbente si oficer në patrullën e përgjithshme të policisë Dibër.
Dy ditë para abuzimit, vajza është paraqitur me të ëmën, (e cila kishte mbushur 18 vjeçe në tetor), dhe ka kryer denoncimin.
Megjithatë deklarata e saj është kontradiktore, fillimisht ka dëshmuar se është abuzuar në automjetin e oficerit, e më tej ka shpjeguar se ka shkuar në hotel. Kontradiktë e cila e ka shtyrë policinë që të thërras një psikologe. Siç rezulton nga dosja hetimore, pas denoncimit të vajzës, oficeri Uta që ishte agjent në seksionin për mbështetje operacionale të hetimit në Drejtorinë Vendore Dibër, u largua drejt Kosovës.
Pas ngjarjes ai u largua duke fshehur automjetin te kunati i tij.
Gjate kontrolleve policore mjeti është gjetur në shtëpinë e kunatit dhe për këtë arsye edhe ky i fundit është nën hetim për ‘përkrahje të autorit të krimit’.
E ëma e tij, mbasi ka mësuar se i biri është shpallur në kërkim policor, ka shkuar te shtëpia e vajzës (e abuzuara) dhe u ka thënë ‘tërhiq kallëzimin, ose do t’ju shkatërrojmë’. Për këtë arsye edhe e ëma e tij është në hetim për ‘kanosje për të mos kallëzuar’.
Policia ka pasur dyshime se oficeri Uta fshihej në Paskuqan, Kamëz tek një i afërm dhe kur ka kontrolluar nuk e ka gjetur, më pas është kthyer nga Kosova dhe është vetëdorëzuar.
Prokurorja e çështjes nuk ka vendosur ende se kur do të kërkojë masën e sigurisë, që pritet të mbahet në fillim të javës.
Masa nuk është caktuar ende, ndërsa 24-vjeçari paraprakisht këmbëngul se nuk ka abuzuar të renë.