TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është rrëzuar kërkesa e avokatëve të vëllezërve, Leonard dhe Elis Duka të njohur për armiqësinë e tyre me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj dhe për përfshirjen në botën e krimit.
Vëllezërit Duka të arrestuar si autorë të dyshuar për vrasjen e shtetasit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të viti 2019, ku këta të fundit kanë kërkuar pavlefshmëri të akt-ekspertizës të bërë nga Prokuroria e Posaçme.
Avokatët e vëllezërve Duka kanë depozituar një ekspertizë private lidhur me hetimet për vrasjen, pasi sipas tyre materialet e SPAK nuk çojnë në identifikimin e llojit të makinës, të targës apo të personave që ndodheshin brenda mjetit kur ka ndodhur vrasja. Por prokurori Behar Dibra ka kërkuar nga Gjykata që të mos merret parasysh kjo kërkesë, duke ngritur pyetjen se mbi çfarë momenti procedurial, është bërë ky akt-ekspertim privat.
Kërkesa e palës mbrojtëse, u prit me tension nga familjarët e Santiago Malkos, ku e ëma ka kërkuar drejtësi nga gjykata pasi pretendon se hetimi është dëmtuar nga pala e vëllezërve Duka, ku pas tensioneve në sallën e gjyqit është larguar.
Motra e viktimës i është drejtuar avokatëve të palës së akuzuar “Po më detyroni të lë jetim edhe fëmijët e mi, siç i ka lënë vëllai im, nuk mund të bëhen hetime private”.
Në fund të seancës, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për mospranimin e akt-ekspertizës private.
Leonard Duka është arrestuar në shkurt të këtij viti në Belgjikë pasi ka një masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Posaçme, ndërsa ende nuk ka një dritë jeshile për ekstradimin e tij.