TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim dosjen e Arbër Paplekës me akuzën e vrasjes.
Për organin e akuzës, Paplekaj është autori i dyshuar i vrasje së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas Prokurorisë, në incidentin e rëndë që shoqëroi fushatën zgjedhore, ka rezultuar se Arbër Paplekaj, përveç viktimës, ka qëlluar me armën e tij edhe efektiven e Policisë Xhensila Sota, e cila kishte mbërritur në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë në konfliktin mes shtabeve elektorale të PS-së dhe PD-së.
Prokuroria ka zbardhur detaje të reja gjatë hetimit të dosjes së ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së 4 personave të tjerë, në ngjarjen e 21 prillit 2021, që tashmë njihet si masakra e Elbasanit.
Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera, ka rezultuar se Paplekaj është personi që qëllon në këndin e drejtimit, ku dhe punonjësja e policisë është duke qëndruar prapa një furgoni të forcave të rendit.
Përveç Paplekajt, Prokuroria dërgoi për gjykim edhe disa emra të tjerë që përfshihen në këtë dosje penale.
Ata janë dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si edhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’, të cilët akuzohen të gjithë për shpërdorim detyre.
Ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes ,ndërsa për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre.