TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Plarent Dervishajt, i cili dyshohet për vrasjen e Klodian Salit dhe Vajdin Lamajt.
Plaurent Dervishaj u ekstradua nga Dubai dy ditë më parë dhe ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Më 26 shkurt 2005 në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë vrau Klodian Saliun, ndërsa një ditë më vonë ka vrarë shtetasit Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi, me eksploziv.
Kujtojmë se Dervishaj është arrestuar në datë 6 gusht në Dubai, ku forcat speciale i kanë shkuar në banesë dhe i kanë thyer derën duke i thënë se të rrezikohet jeta dhe do të të bëjnë një atentat dhe do të vish me ne.
Më pas i kanë vënë prangat dhe e kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk është lejuar të flasë me avokatin.
Dhjetë ditë e kanë mbajtur në burg në komisariat, pastaj e kanë hipur në avion dhe e kanë sjellë në Shqipëri në Rinas dhe aty e ka arrestuar policia shqiptare.