AKTUALITET, 15 Gusht 2024, 22:33

Amerikania denoncoi rrëmbimin e vajzës, reagon ambasada e SHBA

Amerikania denoncoi rrëmbimin e vajzës, reagon ambasada e SHBA

Zyra e shtypit e Ambasadës amerikane ka reaguar për Euronews Albania lidhur me rastin e publikuar në televizion një ditë më parë, denoncimin e shtetases amerikane, se i është rrëmbyer vajza.

“I kemi pare raportimet e medias dhe jemi në dijeni të rastit. Megjithatë, për shkak te konsideratave që lidhen me privatësinë, nuk kemi komente të mëtejshme”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Shtetasja amerikane, e cila është banore e përhershme në Tivar të Malit të Zi denoncoi një ditë parë në një intervistë për Euronews Albania se vajza e saj e mitur është rrëmbyer.