AKTUALITET, 27 Shtator 2025, 09:20

Kishte dalë për gjah, çfarë fshihet pas vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë

Kishte dalë për gjah, çfarë fshihet pas vrasjes së

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë.

44-vjeçari i cili prej 25 vitesh jeton në Laprakë, Tiranë dhe është ortak në një fabrikë tullash kishte dalë për gjah kur u qëllua.

Viktima ka vetëm një plagë. Policia ka shoqëruar në komisariat personat që kanë qenë me të.

Ata po merren në pyetje në lidhje me këtë vrasje, për të zbuluar më tepër detaje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Salari të Tepelenë. Sarchi ndodhej në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Salari, së bashku me disa persona të tjerë.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, trupi i pajetë i shtetasit italian është gjetur rreth orës 00:30, pranë një rruge rurale.

Shërbimet e Policisë janë njoftuar menjëherë dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet paraprake.

“Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit apo autorëve të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.