AKTUALITET, 24 Maj 2023, 10:28

Vrasja e Arian Gosës, gjenden në zonën e plazhit në Durrës makina e Habib Rexhës dhe arma e krimit

Vrasja e Arian Gosës, gjenden në zonën e plazhit në
Habib Rexha

Një ditë pas dorëzimit në Polici të Habib Rexhës, autorit të vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë, sot janë gjetur makina dhe arma me të cilin ai ka kryer krimin.

Rexha i kishte fshehur armën dhe makinën në zonën e Plazhit në Durrës, me qëllim për të humbur gjurmët.

Po ashtu mësohet se armë është dërguar në laboratorin e kriminologjisë, me qëllim për t’u parë nëse kjo armë është përdorur apo jo në krime të tjera.