TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
FLASH!
AKTUALITET, 12 Qershor 2024, 22:20
Erion Braçe mbron tatimin e profesioneve të lira: Kush do le të ikë në Kosovë, se ua mat kokën me pe Albin Kurti (VIDEO)
TPZ
Erion Braçe mendon se ligji për tatimin e profesioneve të lira nuk është i gabuar. Në “shpërthimin” e sotëm në Kuvend në një replikë me Jorida Tabakun nga opozita, Braçe tha se kush dëshiron le të largohet në Kosovë, nuk ka problem.
“Kush janë këta? Duan të ikin në Kosovë? Po patjetër të ikin, se ua mat kokën me pe ai atje matanë”, deklaroi Braçe duke iu referuar Albin Kurtit.
Ky ligj që rëndon barrën e të regjistruarve si profesionistë të lirë në Tatime, aktualisht është në Gjykatën Kushtetuese pas kallëzimit që ka bërë opozita. Vendimi final nuk është marrë ende.