AKTUALITET, 2 Dhjetor 2022, 11:20

Vranësira dhe intervale të herëpashershme me diell, si do të jetë moti gjatë fundjavës

 Vranësira dhe intervale të herëpashershme me diell, si do të


Duke qenë se kemi hyrë zyrtarisht në stinën e dimrit edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se për ditën e Shtunë moti nis me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Duke filluar nga orët e pasdites mot i vranët në të gjithë territorin ndërsa nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore.

Në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet të ulët deri mesatar shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.

Kjo situatë do të vijojë edhe për ditën e Diel ku reshjet e shiut të herëpashershme do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht mesatar dhe lokalisht në veriperëndim dhe jug në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2-6 ballë.

Vranësira dhe intervale të herëpashershme me diell, si do të

Vranësira dhe intervale të herëpashershme me diell, si do të