AKTUALITET, 2 Dhjetor 2022, 10:59

Britanikët dhe spanjollët “dynden” në Shqipëri, Rama: 2022-shi një vit i mbarë për turizmin

Britanikët dhe spanjollët “dynden” në Shqipëri,

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-tetor 2022, duke vënë në dukje trendin rritës.

Nga Spanja ka pasur katër herë më shumë vizitorë, ndërsa nga Britania 97.1% më shumë.

Ndërkohë, është dyfishuar numri i turistëve që vijnë nga Sllovenia apo nga vendet skandinave.

Postimi i Ramës:

2022 një vit i mbarë për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, ndërsa shënoi edhe flukse të reja turistike që iu shtuan mysafirëve që ne si vend mikpresim çdo vit·          

Rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja

97,1% më shumë vizitorë nga Britania

Rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda

Më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia

Dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave.