TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se ishte skeptik për procesin e primareve në PD dhe kandidatët fitues që do të dalin prej tyre. Sipas Mërtirit, këto lloj primaresh janë truk që bëhen nga liderët për të mos mbajtur përgjegjësi.
“Vota vidhet, blihet, orientohet, intimidohet. Kjo ndodhi edhe para ca kohësh. Doli me video kur i thonin fut sa të duash në kuti, vër një shifër aty. Fakti se këta po e bëjnë gjithmonë, përse duhet të mendoj se kësaj radhe po e bëjnë më mirë? Më mirë ta zgjedhë Berisha vetë dhe të kemi të paktën kujt t’ia kërkojmë, sepse ai thotë se e deshi populli. Ky është truku i primareve që i bëjnë zakonisht liderët kur s’duan të mbajnë përgjegjësi, pra: Nuk e zgjodha unë, e zgjodhët ju.
T’i kërkosh përgjegjësi liderit nuk është autokraci, është e kundërta. Në këtë vend ka patur shumë shembuj që edhe kur janë bërë hapa pozitivë, janë prishur prapë, sepse këto hapa bëhen për një iks gjë, për një truk momental dhe pastaj e anulon prapë. Procesi i primareve që tani është i pasaktë”-u shpreh Mërtiri.