TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Evi Kokalari ka folur për primaret që do të zhvillohen ditën e diel në Partinë Demokratike.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Kokalari tha se kandidatët duhet të debatonin me njëri tjetrin dhe të përplaseshin për pikëpamjet e tyre, por kanë bërë të kundërtën, pasi janë "urdhëruar të mos bëjnë debate me njëri tjetrin".
"Këta duhet të bënin debate të forta me njëri tjetrin. Këtyre u është dhënë urdhët mos shani njëri tjetër, që është budallallëk. Ndërkohë Berisha kërkon të largojë Ramën vetëm me të shara. Pra, ne duhet të dimë pikëpamjet e tyre.
Pse nuk dalin këta? Audienca nuk mund të mësojë nga pyetjet që bëjnë këta brenda PD-së.
Shtatë veta në primare. Disa janë nga establishment, disa kanë respektin e popullit.
Ka një problem këtu. Primaret janë proces tmerrësisht demokratik. Por ne po u japim primare njerëzve, që nuk kanë bërë ndonjëherë në jetën e tyre primare, Albana Vokshi, Flamur Noka. Këtu Berisha duhet të këmbëngulë.
Ti nuk del, merr Ilir Metën dhe Berishën, që bëjnë koalicion dhe pastaj del Këlliçi thotë do të hedh kandidaturën.", deklaroi ndër të tjera Kokalari.