TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edi Rama ka reaguar pas votimit në Parlamentin bullgar, i cili i hapi rrugën heqjes së vetos ndaj Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri bën me dije se foli në telefon me liderin e opozitës, Boyko Borisov. Rama i shpreh falenderimet dhe shkruan se partia e tij shpëtoi "fytyrën e Bullgarisë dhe të BE-së:.
Ai ka një thirrje edhe për BE-në, të cilën e fton të veprojë sa më shpejt.
“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borisov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë.
Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”, shkruan Rama në Twitter.

Parlamenti bullgar ka votuar pro heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut. Me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin veton sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze Emmanuel Macron.
Votimi për përfundimin e vetos së Bullgarisë kundër fqinjit të saj erdhi dy ditë pasi ligjvënësit bullgarë rrëzuan qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov në një mocion mosbesimi.