TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-miku i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj, i cili tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, do të merret ditën e sotme në pyetje nga SPAK. Ai është dërguar me një makinë policie të blinduar në SPAK, nën masa të rrepta sigurie për shkak të statusit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
I penduari i drejtësisë, do të pyetet nga prokurorët mbi krimet e rrëfyera prej tij dhe bashkëpunëtorit tjetër të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Por çfarë ka ndodhur me Dumanin dhe Hoxhajn?
Të dy me informacionet që kanë dhënë kanë zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur.
Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali.
Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.
Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.