TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 26-vjeçare ka denoncuar në policinë e Kosovës një mashkull me të cilin kishte shkuar në motel për sulm seksual.
Sipas burimeve nga Prokuroria, e reja shqiptare dhe i akuzuari kishin nisur një njohje pasi 26-vjeçarja kishte shkuar për vizitë në Kosovë.
Në dëshminë e dhënë në polici, ajo ka deklaruar se burri e sulmoi seksualisht kur shkuan në një motel gjatë ditës së djeshme.
Sipas saj, ngjarja ndodhi në një motel në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku i dyshuari ka tentuar ta prek me zor në pjesët intime, informon Gazeta "Sinjali".
Ajo dëshmoi se arriti që të largohej nga moteli dhe e denoncoi rastin në polici.
Blutë e Kosovës kanë nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e autorit të dyshuar, ndërsa 26-vjeçarja shqiptare është dërguar për ekzaminime mjekësore.