AKTUALITET, 2 Mars 2023, 17:51

Vokshi: Qeverisja e gjatë e Edi Ramës është histori abuzimi, përfitimi, shpërdorimi, përfitimi politik dhe financiar personal

Vokshi: Qeverisja e gjatë e Edi Ramës është histori abuzimi,

Deputetja e PD-së Albana Vokshi teksa ka marrë fjalën në kuvend ka deklaruar se Edi Ramën nga gjithë kjo babëzi për abuzim e pret i njëjti fat si i Mc Gonagal.

Vokshi është shprehur se qeverisja e gjatë e Edi Ramës, fillimisht në Bashkinë Tiranë e tani në qeveri, është histori abuzimi, përfitimi, shpërdorimi, përfitimi politik, financiar personal

Fjala e Vokshit:

Neni 7 i Kushtetutës përcakton sistemin “check and balance”, dhe ka parashikuar mekanizma kontrolli dhe llogaridhënie në Kuvend, por këto mekanizma refuzohen në mënyrë të përsëritur 4 javë rresht, për të mbrojtur Edi Ramën, sigurisht nuk ka as transparencë as llogaridhënie. Por mos mendoni që mbaron sot, mbaron këtu me këtë sajesë që keni bërë, keni bashkuar tre mekanizma që nuk duhet të zëvendësojnë njëri tjetrin! I keni bërë bashkë, në një rrëmujë totale ku nuk respektohet as procedura, as afatet e as koha.

Po mundoheni të ndikoni drejtësinë në të gjitha format e mënyrat. Ka vite që loboni tek ish drejtuesit më të lartë të FBI për ta shkatërruar, shbërë e për ta mbajtur peng opozitën.

Ashtu sikurse tani po mundoheni me Kokonën e njerëz të tjerë të urdhëruar nga Rama, të kontrolloni edhe vendimet e gjykatave për opozitën.

Lakmia, deri në babëzi, do të jetë edhe fundi i Edi Ramës, mikut dhe ortakut të tij. McGonigal sot është në burg, dhe Edi Ramën I njëjti fat e pret.

Qeverisja e gjatë e Edi Ramës, fillimisht në Bashkinë Tiranë e tani në qeveri, është histori abuzimi, përfitimi, shpërdorimi, përfitimi politik, financiar personal.