AKTUALITET, 2 Tetor 2023, 11:14

“Tetori Rozë”, thirrja e Ramës: Gratë dhe vajzat të marrin kohë të kujdesen për veten duke bërë mamografinë

“Tetori Rozë”, thirrja e Ramës: Gratë dhe vajzat

Kryeministri Edi Rama ka drejtuar thirrjen për të gjitha gratë dhe vajzat që të kujdesen për veten duke bërë mamografinë në kuadër të “Tetorit rozë”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se të “gjitha familjet duhet të përkujdesen ndaj nënave, grave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore”.

Postimi i kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES  dhe me thirrjen e përvitshme në çdo Tetor Rozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë.

“Tetori Rozë”, thirrja e Ramës: Gratë dhe vajzat