TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur mëngjesin e sotëm në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i përket një gruaje, ndërsa dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.
Ndërkohë policia po vijon punën për identifikimin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.