AKTUALITET, 27 Dhjetor 2025, 22:42

Berisha pyetet në Korçë për Salianjin: Besimi është një dhunti, kur kalohet vija e kuqe bën zgjedhjen tënde

Berisha pyetet në Korçë për Salianjin: Besimi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas ‘Foltores’ me demokratët në Korçë është pyetur nga gazetarët në lidhje me Ervin Salianjin. 

Fillimisht Lideri i opozitës përcolli një mesazh urimi për qytetarët në prag të festave të fundvitit dhe sa i përket Salianjit, Berisha theksoi rëndësinë e besimit dhe të zgjedhjes personale në momente kyçe. Kryedemokrati nënvizoi se ‘kalimi i vijës së kuqe’ përbën një moment vendimtar dhe shtoi se njeriu niset nga besimi dhe besimi është një dhunti. 

"Një urim të përzemërt për festat e fundvitit për çdo korçar dhe korçare dhe besimin tim se festa të tjera do t’i festojmë shumë më mirë. Pyetja është e drejtë, por njeriu niset nga besimi dhe besimi është një dhunti. Natyrisht, kur kalon vijën e kuqe, bën zgjedhjen tënde", tha Berisha.