AKTUALITET, 20 Nëntor 2025, 10:07

Vjosa del nga shtrati në Mifol, uji depërton në banesat e fshatit Fitore në Vlorë (VIDEO)

Vjosa del nga shtrati në Mifol, uji depërton në banesat e fshatit

Situata e reshjeve të orëve të fundit ka përkeqësuar situatën në rrethin e Vlorës.

Lumi Vjosa ka arritur shtatë metra, duke dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë në Mifol, në një pjesë të tregut të gjësë së gjallë pranë urës.

Ndërkohë uji ka depërtuar në banesat e fshatit Fitore.