AKTUALITET, 19 Nëntor 2025, 23:15

Stuhia shkatërron 1,2 ha serra me luleshtrydhe në Fier, fermerët në humbje të mëdha

Stuhia shkatërron 1,2 ha serra me luleshtrydhe në Fier, fermerët

Stuhia dhe reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar dëme në bujqësi në Bashkinë Fier.

Në Njësinë Administrative Cakran, fshati Buzemadh, u dëmtuan rreth 1.2 hektarë serra me luleshtrydhe, duke sjellë humbje të konsiderueshme për fermerët lokalë.

Fermerët konfirmojnë dëmet dhe kanë shpërndarë edhe foto që dokumentojnë shkatërrimin e serave. Ata kërkojnë ndërhyrjen dhe mbështetjen e autoriteteve për të përballuar pasojat e motit të keq.

Stuhia shkatërron 1,2 ha serra me luleshtrydhe në Fier, fermerët

Situata nga moti i keq vijon të jetë e rënduar. Lidhur me Fierin, referuar të dhënave mbi prurjet e lumit Vjosë, në pik matjet Përmet-Memaliaj, konstatohet një shtim me intensitet të shpejtë i prurjeve në lumin Vjosë, në pikëmatjen e Urës së Mifolit. Ndaj është rritur gatishmëria e strukturave operacionale për menaxhimin e çdo situate të mundshme.

Pranë pikave kritike, janë vendosur mjete te tonazhit të rëndë, 5 skrepa/fadroma dhe mjete të larta transporti.

Stuhia shkatërron 1,2 ha serra me luleshtrydhe në Fier, fermerët

Stuhia shkatërron 1,2 ha serra me luleshtrydhe në Fier, fermerët

Stuhia shkatërron 1,2 ha serra me luleshtrydhe në Fier, fermerëtStuhia shkatërron 1,2 ha serra me luleshtrydhe në Fier, fermerët