AKTUALITET, 20 Nëntor 2025, 09:30

Aksion policor në Durrës, arrestohen 11 persona, kapet drogë dhe vlera monetare

Aksion policor në Durrës, arrestohen 11 persona, kapet drogë dhe

Një aksion policor, është duke u kryer në qytetin e Durrësit, duke çuar në arrestimin e rreth mbi 11 personave që kryenin tregtimin e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit si dhe në disa gjimnaze.

Shpërndarja e drogërave dhe pilulave të ndryshme është kthyer në një shqetësim serioz për qytetin bregdetar, ku persona të ndryshëm kanë ngritur një rrjet të gjerë shpërndarësish droge.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se përmes disa veprimeve hetimore dhe infiltrimit të agjentëve policor, është bërë e mundur të provohen dhjetëra raste të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Problemi kishte shkuar deri në dyert e gjimnazeve të Durrësit, ku shpërndarësit tregtonin lëndën narkotike në zonat shkollore.

Aktualisht forcat operacionale të policisë së Durrësit janë duke kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Durrësit, ku deri në këtë fazë në pranga kanë rënë rreth 11 persona si dhe janë sekuestruar një sasi kokainë, hashash dhe vlera monetare.

Fenomeni i tregtimit të drogërave tek të rinjtë ka gjetur zgjerim në thuajse të gjithë qytetet e vendit, ku pavarësisht goditjes së disa grupeve nga ana e policisë dhe prokurorive të rretheve, sërish situata mbetet problematike për shkak të numrit të madh të konsumatorëve.