AKTUALITET, 29 Gusht 2023, 12:46

“Vitin tjetër do të sjellim robotët për ndërhyrje kirurgjikale”- Rama batuta me mjekun: Të siguroj që do ta kapësh edhe ti

“Vitin tjetër do të sjellim robotët për ndërhyrje

Kryeministri Edi Rama teksa pa nga afër punën si bëhet procesi i sterilizimit të pajisjeve mjekësore dha lajmin se vitin tjetër do të sjellin robotët për ndërhyrjet kirurgjikale.

Këtë Rama e shprehu gjatë bisedës me një mjek, i cili u shpreh se tashmë etapat kanë ndryshuar.

“Jemi duke punuar me këtë pjesë, jemi duke punuar dhe besoj që vitin tjetër do të sjellim robotët. Ndërhyrja me robotët nuk është e hershme, është shumë e re. Ne jemi duke e përgatitur dhe do sjellim robotët”, tha Rama, ndërsa mes batutave i tha mjekut se edhe ai do t’i arrijë robotët.

Ndërkohë sa i takon procesit të sterilizimit, Rama u shpreh se hetimi nga ana e SPAK nuk e cënon aspak, sipas tij suksesin.

“Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët”