AKTUALITET, 29 Gusht 2023, 09:16

Zjarr në Orikum, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme toke

Zjarr në Orikum, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme toke

Një zjarr i madh ka rënë në hyrje të Orikumit pas mesnate. Zjarri ka rënë rreth orës 01:15, ku është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme.

Dy mjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje. Ndërkohë edhe nga reshjet gjatë natës, zjarri është arritur të lokalizohet. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.