TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Babai i 23-vjeçarit Klajdi Bitrit, që u vra në Itali, Agim Bitri bën thirrje për ti ndihmuar në sjelljen e trupit te birit sepse ata nuk kanë mundësi financiare.
“Fatkeqësi e madhe! Nuk ia uroj as hasmit! Kërkoj drejtësi për fëmijën tim. Gruaja nuk e di ende, e kemi në spital, i kam thënë që është rëndë. Shteti të më ndihmojë të sjell trupin këtu. Autori të dënohet” thotë ai për gazetarët.
"Një shembull i përsosur ", kështu e përshkruajnë mediat italiane të riun shqiptar, Klajdi Bitri, 23-vjeçari shqiptar i vrarë pasditen e së dielës në Sirolo. I riu punonte në port dhe ishte i integruar mirë në realitetin e Ankonës, qytetit ku jetonte. Ai u vra në përpjekje për të mbrojtur një mik italian, i cili ishte sulmuar nga i akuzuari dhe më pas arrestuar për krimin.